Knut Fleckenstein në Tiranë, negociator mes opozitës dhe qeverisë?
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein nis sot një vizitë treditore ne kryeqytetin shqiptar.
Eurodeputeti vjen në një moment të vështirë, pasi është faza finale e reformës në drejtësi, vendi në qershor shkon në zgjedhjet parlamentare, e po ashtu opozita ka nisur protestën në Bulevard përpara kryeministrisë, ndërsa kërkon një qeveri teknike e cila sipas PD do të çojë vendin në zgjedhje.
Krahas takimeve me politikanët kryesor në vend, eurodeputeti do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile./tvklan.al