Koalicioni i djathtë, marrëveshja e partive të opozitës – (6 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Koalicioni i djathtë shton radhët e tij. Edhe Partia e Legalitetit, e cila para pak kohësh shpalli divorcin me PD, mbrëmë e ka tërhequr atë.
Edi Paloka:- “Mbrëmë, rreth orës 22 është nënshkruar përfundimisht marrëveshja midis partive të opozitës, për të hyrë në zgjedhje së bashku si një koalicion. Marrëveshja përfshin pika lidhur me përfaqësimin e partive, si në listën proporcionale, ashtu dhe në zona. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga pesë partitë kryesore të opozitës, PD, PLL, PR, PBK dhe PBL”.
Për arrestimin e sotëm të Jaho Salihit, i akuzuari kryesor i PD për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, zëdhënësi i PD Edi Paloka është shprehur.
Edi Paloka:- “Në shpresojmë që arrestimi i tij, të mos jetë pjesë e lojës apo e farsës gjyqësore, por të nxjerri konkluzionet që duhen”.
Kongresin e sotme të PS, selia blu e ka quajtur, “Kongresi i vetmisë së madhe”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori