Koalicioni, intervista (28 Qershor 1999)
Nesër socialistët dhe aleatët e tyre do të festojnë në Sheshin e Flamurit 2 vjetorin e fitores në zgjedhjet elektorale të 29 Qershorit. Socialistët shprehin mendime të kundërta përsa i përket vazhdimësisë së bashkëjetesës me partitë e vogla në koalicion. Ndërkohë aleatët vazhdojnë të këmbëngulin në intitucionalizimin e koalicionit në bazë të rregullave për marrjen e vendimeve.
Ilir Meta: Mendoj se koalicioni është në konceptin qeverisës të Partisë Socialiste dhe të ndarjes së përgjegjësive. Përsa i takon ndonjë problemi të parëndësishëm që ngrejnë krerë të caktuar të koalicionit unë mendoj që ato nuk përfaqësojnë edhe qëndrimin politik të forcave të caktuara dhe kontradiktat për emërime drejtorësh nuk janë kontradikta politike por janë çeshtje të interesave më të ngushta, të cilat jam i bindur nuk do ta cënojnë koalicionin.
Hamdi Jupe: Kemi kërkuar votat e popullit kemi pasur parasysh që mund të qeverisim edhe vetëm.
Vasil Melo: Të gjithë e kuptojnë se duhet institucionalizuar dhe sigurisht partitë e vogla janë më shumë të interesuara për ta institucionalizuar por do thoja se në radhë të parë është PS, se gjithsesi përgjegjësia më e madhe bie mbi këtë parti. Nëqoftëse jo duke pasur koalicion mendon se mund të qeverisi vetë sigurisht nuk është e arsyeshme nuk është logjike dhe është e gabuar. Por duke qënë në koalicion sigurisht ajo edhe mund të imponojë dëshirën e saj si parti më e madhe por gjithsesi mendimi gjithmonë është i vlefshëm. Edhe duke pasur një diskutim për probleme të caktuara dhe duke ndërruar mendimet atëherë mund të gjindet edhe ajo rruga më e mirë më efektive që është e mirë si partinë më të madhe që është PS, si dhe për koalicionin në tërësi por në radhë të parë është dhe rruga më e mirë për gjithë vendin.
Gaqo Apostoli: Duhet të ketë më harmoni në koalicion, të punojë vazhdimisht dhe të institucionalizohet si në tavolinat e pjesës qëndrore të koalicionit, pra koalicionit qeveritar po kështu dhe në zonën lokale. Në fushën e bashkëpunimit në nivel lokal domethënë ka mangësi. Këto janë dhe vërejtjet që janë bërë vazhdimisht./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame