Koalicioni LDK-AKR-Alternativa: Jo me PDK-në në qeveri


Koalicioni LDK-AKR-Alternativa: Jo me PDK-në në qeveri

23:49 12/06/2017

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi me një komunikatë të përbashkët për media kanë përsëritur qëndrimin e tyre se në asnjë situatë nuk do futen në një qeveri që në përbëje të saj do të ishte edhe Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova. .

“Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja”, thuhet në komunikatë.

“LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet. Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion”.

Koalcioni VAN me PDK-në, AAK-në dhe Nismda-n dolën të parët në zgjedhjet e djeshme në Kosovë, të ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa asnjëra prej tyre nuk mund ta krijojë qeverinë e vetme. Si koalicioni VAN ashtu edhe Vetëvendosja do të ketë nevojë për ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga LDK-ja për krijimin e qeverisë.






Të ngjashme