Koalicioni Meta dhe përkrahësit e tij ( 26 Tetor 1999)


Koalicioni Meta dhe përkrahësit e tij ( 26 Tetor 1999)

14:23 26/10/1999

Aleatet e socialistëve në koalicionin qeveritar synojnë të ruajnë pozitat dhe vendet ministrore edhe në kabinetin e ri qeveritar. Gjinushi ndjehet i sigurt në përkrahjen e Milos, Shulit dhe zëvëndës ministrave socialdemokratë. Ceka synon të ruajë Demetin por përkrah dhe vazhdimësinë e Poçit në krye të Ministrisë së Rendit Publik.

Neritan Ceka: Mendimi i Aleancës Demokratike është që kjo Ministri e ka kryer funksionin e vet, ishte një Ministri kryesisht e lidhur me Kushtetutën e cila u realizua. Mbetet që Kryeministri i ardhshëm të propozojë një strukturë adekuate me detyrat që ka qeverisja e sotme.

Melo synon Ministrin e Punës dhe Çeshtjeve Sociale.

Vasil Melo: Mendoj se qënia jonë në krye të Ministrisë së Punës edhe të problemeve sociale, të emigracionit e të tjera, do të kontribuonte për të zgjidhur shumë probleme që na kanë shqetësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Gazetari: Përveç kësaj Ministrie?

Vasil Melo: Sigurisht Ministrinë e Shëndetësisë që e kemi.

Xhuveli shpreson të ruajë Ministrinë e Bujqësisë për Partinë Agrare.

Gazetari: Zoti Meta do ishte pikë kompromisi në këto momente ?

Lufter Xhuveli: Në radhë të parë kjo është një çeshtje e PS-së e cila drejton koalicionin qeveritar por natyrisht unë mendoj që kjo do ishte një zgjidhje mjaft e mirë.

Edhe aleatet e koalicionit qeveritar përkrahin Metën në krye të Qeverisë me motivin se kështu sigurohet vazhdimësia e qeverisjes dhe rezultatet pozitive./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme