Koalicioni Qeveritar bën thirrje për aksion politik (18 Janar 1999)


Koalicioni Qeveritar bën thirrje për aksion politik (18 Janar 1999)

11:20 18/01/1999

Krerët e koalicionit qeveritar Aleanca për Shtetin bëjnë thirrje për aksion patriotik për çeshtjen e Kosovës. Kryeministri Majko ka mbledhur në një takim konsultativ krerët e koalicionit qeveritar dhe i ka njohur aleatët me masat që ka marrë Qeveria për përballimin e një sulmi të mundshëm të Serbisë ndaj Shqipërisë dhe me kontaktet me NATO-n për të nxitur ndërhyrjen e saj në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka gjatë mbledhjes shtoi: “I kërkohet partive politike që nëpërmjet shtypit që ato kontrollojnë ose që publikojnë të mënjanojë klimën e cila shfrytëzohet nga shovinistët serbë në lidhje me idetë që në Shqipëri ka baza të terrorizmit islamik, gjëra që janë ekzagjeruar në mënyrë antikombëtare mund të themi edhe për mbështetjen që i jepet në përgjithësi terrorizmit. Shqipëria ka mbajtur gjithmonë një qëndrim koherent me Konventën Ndërkombëtare dhe me politikën e vendeve europiane në këtë drejtim.” /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme