Koço Devole: Çfarë i thashë Presidentit kur më dha titullin “Mjeshtër i Madh” (Video)


Koço Devole: Çfarë i thashë Presidentit kur më dha titullin “Mjeshtër i Madh” (Video)

22:02 30/03/2019

Koço Devole është një prej artistëve shqiptarë që është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës. Mbrëmjen e sotme Devole sëbashku me të gjithë aktorët e filmit më të ri “2 gisht mjaltë” ishin të ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi e quajti atë legjendë të gjallë, por Devole ia ktheu duke thënë se epitetet e moderatorëve janë bërë si titujt e Presidentit. Siç tregoi ai, ditën që mori titullin “Mjeshtër i Madh” i ka thënë Presidentit se do vijë një ditë që nuk do të gjenden më “mjeshtër të vegjël”.

Ermal Mamaqi: Si ndihesh që je në statusin e legjendës së gjallë? Të gjithë kur panë trailerin e filmit “2 gisht mjaltë” më thanë: Sa mirë që ke marrë Koçon.

Koço Devole: Ti faleminderit që më quan legjendë, por ju moderatorët i keni epitetet si medaljet e Presidentit që hap thesin dhe iu jep të gjithëve. Këngëtarët e muzikës popullore i quani bilbila, është mbushur pylli i artit shqiptar vetëm me bilbila. Edhe qielli i artit shqiptar është mbushur me yje të tetarit dhe kinematografisë. Jemi bërë të gjithë yje. Që të dallojmë nga njëri yll tek tjetri duhet të fillojë nga ju e deri tek Presidenti.

Ermal Mamaqi: Ti ke marrë edhe një titull nga Presidenti?

Koço Devole: E kam marrë. S’ngeli njeri dhe në fund ma dhanë edhe mua. Kur mora medaljen i thashë Presidentit: Ke dhënë kaq shumë tituj të mjeshtrave të madhej dhe janë bërë kaq shumë saqë do vijë një ditë që do të na marrë malli të gjejmë “mjeshtër të vegjël”

./tvklan.al






Të ngjashme