Koço Kokëdhima konferencë për licencën e TV Ballkan – (18 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Me një urim për radiot dhe televizionet e licencuara, kështu ka nisur sot konferencën e tij për shtyp zoti Koço Kokëdhima, pronar i “2K Group”. Në këtë konferencë zoti Kokëdhima shprehu keqardhjen e tij, për mos kualifikimin e TV Ballkan, për licencë kombëtare, duke shtuar se ky televizion i plotësonte të gjitha kushtet e vendosur nga KKRT-ja.
Ai shtoi se për këtë televizion janë bërë mbi 5 milion dollarë investime dhe se aparaturat e TV Ballkan janë bashkëkohore dhe moderne. Zoti Kokëdhima siguroi se TV Ballkan, do të nisë transmetimet e tij së shpejti dhe do t’i ofrojë teleshikuesit një televizion me cilësi të lartë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora