Kodet naziste në trafikun e drogës
Policia e Durrësit arrestoi të shtunën dy persona, pjesë të organizatës kriminale të drogës që u zbulua nga policia italiane, në tetor të vitit të kaluar. Në total në këtë aksion u arrestuan 21 persona në 5 vende.
Hajri Balla, 53 vjeç dhe Fortuz Hajrin, 24 vjeç, të dy nga Shijaku u ndaluan me qëllim ekstradimin drej vendit fqinj. Sipas hetimeve, ky grup kriminal dyshohet se brenda një viti arriti të fuste mbi 1 ton heroinë drejt Italisë. Kjo bandë kishte një kod të veçantë komunikimi, falë të cilit shmanginim policinë italine . Ata përdornin një kod alfanumerik duke shmangur fjalët ashtu sikur vepronte ushtria naziste gjatë luftës së dyte botërore. Numrat identifkonin vendin, sasinë e drogës dhe paratë që duhet të merreshin. 24-vjeçarin Fortuz Hajri nihej me nofkën “ambasadori”. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat te drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjen e drogës. Ndërsa Hajri Balla, 53 vjeç, dyshohet se pastronte paratë që vinin nga shitja e drogës duke investuar miliona euro në Shqipëri. Drejtuesit e këtij grupi , sipas hetimeve paraprake , ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro, të cilët u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Ata njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak, aty ku zotëronin një sërë biznesesh Pak ditë më para gjykata italiane për Altinin pushoi hetimet, ndërsa i vëllai Emiljano është ende në kërkim nga Interpoli. . Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në “kurth” edhe agjentët italianë, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara, pasi nuk dëshifronin dot kodet. TV Klan