11:05 27/05/2014Në Komisionin e Sigurisë ka nisur sot diskutimi i projektligjit të gradave dhe karrierës në Forcat e Armatosura. Deputeti i LSI-së, Luan Rama e quajti një nonsens logjik dhe juridik diskutimin e këtij ligji përpara se të miratohet Strategjia Kombëtare e Sigurisë.Por ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se projektligji është në përputhje me këtë strategji dhe nuk e cënon atë. Ndryshimet e propozuara në ligjin për gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura sipas ministres Kodheli synojnë të korrigjojnë një sërë mangësish në projektligjin aktual.Ajo u shpreh se projektligji bën të mundur rritjen e moshës për daljen në rezervë për gradat major e lart dhe nënrreshter e lart. Me zgjatjen në kohë të karrierës së ushtarakut qeveria shpreson të ulë shpenzimet buxhetore, për ushtarakët në lirim.TV KLAN