Kodi Elektoral (2008)


Kodi Elektoral (2008)

Autori: Blendi Fevziu

22:42 18/11/2008

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka qenë e tensionuar, por vetëm pak minuta më parë me 130 vota pro në parim kodi elektoral ka kaluar. Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS kanë arritur ti japin një maxhorancë me 130 vota një kodi të kontestuar jo vetëm nga LSI dhe Partia Demokristiane, por edhe disa parti të tjera të vogla. Për të diskutuar lidhur me aprovimin e kodit zgjedhor ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Blerta Kraja përfaqësuese e PS, Oerd Bylykbashi përfaqësues i PD dhe në lidhje direkte nga Parlamenti Ilir Rusmajli, Desada Metaj, Fatmir Xhafa.

I pyetur se përse u ndryshua sistemi, Rusmaili tha se ky ndryshim u bë për t’iu përgjigjur kërkese të hershme të spektrit politik shqiptar.

“U ndryshua sistemi sepse iu përgjigj një kërkese të hershme të spektrit politik shqiptar për të afruar politikën shqiptare drejt sistemit rajonal. Kërkesa e spektrit politik ka qenë për sistemin proporcional rajonal në atë kohë, i jemi përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike shqiptare. Sistemi proporcional rajonal e lejon mundësinë e qeverisjes me maxhorancat e vogla. Diskutimet për këtë çështje vijojnë prej një viti. I përkasin periudhës së komisionit të parë për reformën zgjedhore, por edhe periudhës së këtij komisioni”, tha Rusmaili./tvklan.al

Të ftuar: Blerta Kraja përfaqësuese e PS, Oerd Bylykbashi përfaqësues i PD dhe në lidhje direkte nga Parlamenti Ilir Rusmajli, Desada Metaj, Fatmir Xhafa.






Të ngjashme