Kofi Anan në Kosovë – (13 Tetor 1999)


Kofi Anan në Kosovë – (13 Tetor 1999)

21:13 13/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Numri një i OKB-së Kofi Anan ka vizituar sot për herë të parë Kosovën. Liderët shqiptarë të Kosovës, Rugova, Thaçi, e Qosja i kanë kërkuar Kofi Anan përfaqëim të drejtpërdrejt të Kosovës në OKB përmes Jugosllavisë. Pas takimit dy orësh kryeministri Thaçi u shpreh se së shpejti subjektet kosovare do të krijojnë këshillin ekzekutiv, qeverinë teknike që do të përgatis zgjedhjet.

Kofi Anan ka premtuar zgjidhje të drejtpërdrejt të problemit të Mitrovicës së ndarë si dhe për heqjen e barrikadave në Rahovec. Një zgjidhje e drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa përfaqësuesi serb Momçil Trajkoviç i kishte thënë Ananit se koncepti i Kosovës multietnike ka dështuar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan përfundoi dhe takimin me përfaqësuesit e të gjithëve mekanizmave ndërkombëtar të angazhuar në Kosovë, Anan e ka vlerësuar të suksesshme punën e tyre duke u angazhuar për bashkëpunim me subjektet dhe popullin e Kosovës. Nesër pritet që Anan të vizitoj Vushtrinë dhe Pejën, qytete të shkatërruara shumë nga lufta./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme