Kofi Anan thirrje për krerët e shteteve (27 Qershor 1999)
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kofi Anan u ka bërë thirrje Kryetarëve të Shteteve për rrezikun e një katastrofe të re humanitare në Ballkan nëse nuk jepet një ndihmë sa më shpejt për rindërtim.
Kofi Anan u drejtohet kështu si Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe që kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë investim ekonomik në Serbi derisa Millosheviçi të jetë në pushtet. Anan theksoi se ndihma që mund t’i jepet Serbisë të shkojë dhe për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik dhe atë të ujit të pijshëm./tvklan.al