Kofshë pule me mozzarella (Video)
Përbërësit:
200 gr bukë të grirë
100 gr miell
100 gr stika
70 gr borzilok
6 kastraveca turshi
4 vezë
2 mozzarella
2 kofsha pule
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastrojmë kofshët e pulës nga kockat, i vendosim në mikser, shtojmë bukë të grirë dhe i miksojmë bashkë. Masën e përgatitur e hapim në forma rrethore, brenda tyre vendosim djathë mozzarella dhe i bëjmë në formë sferash. Më pas i kalojmë në miell vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj jo më shumë se 160 gradë të nxehtë.
Vendosim vezët në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Pasi të ziejnë i vendosim në mikser, shtojmë borzilok, mozzarella, kastraveca turshi, stikat, kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë të gjitha bashkë derisa të bëhen krem. Vendosim në pjatë qoftet të cilat i shërbejmë me kremin që përgatitëm./tvklan.al