Koha ideale për të konsumuar mëngjesin


Koha ideale për të konsumuar mëngjesin

07:00 15/07/2020

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës. Një mëngjes i shëndetshëm iu jep energjitë e nevojshme për të nisur ditën ashtu sikurse duhet.

Përveç ushqimeve që konsumoni shumë e rëndësishme është edhe koha se kur e konsumoni mëngjesin.

Sipas një studimi të kryer rezulton se koha më e mirë për të ngrënë mëngjes është brenda dy orësh nga zgjimi. Sipas ekspertëve të hash mëngjesin pasi zgjohesh është e shëndetshme për metabolizmin.

Nëse jeni në palestër dhe preferoni të bëni ushtrime në mëngjes, konsumoni diçka të lehtë, rekomandohet banane.

Sipas studimit të Universitetit të Harvardit, nëse nuk jeni duke ngrënë ushqim në kohën e duhur, do të jetë e vështirë për ju të arrini qëllimin për humbjen e peshës.

Hendeku midis darkës dhe mëngjesit tuaj nuk duhet të jetë më shumë se 12-14 orë. Ky hendek kohor krijon mundësinë për një gjumë të mirë.

Konsumimi i mëngjesit në kohën e duhur ndihmon në ruajtjen e peshës normale të trupit, rregullon nivelin e sheqernave në gjak, ndihmon në uljen e nivelit të yndyrës dhe kolesterolit dhe ju ndihmon të jeni më energjikë gjatë ditës./tvklan.al






Të ngjashme