Koka: LSI u mbetet besnike aleancave
Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që u mbetet besnike aleancave të saj. Kështu deklaroi nga Durrësi, kreu i LSI -së për këtë qytet, Lefter Koka, njëherësh edhe Ministër i Mjedisit, i cili mori pjesë në Konventën Zgjedhore të LRI -së.
Teksa rikujtoi edhe njëherë kontributin e dhënë në fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste në krye të Bashkisë së Durrësit, Ministri Koka kërkoi që të ruhet ai seriozitet që kjo aleancë pati në fushatën parazgjedhore.
Koka vlerësoi më tej rëndësinë që kanë të rinjtë për LSI -në, e cila sipas tij do të renditet ndër forcat kryesore politike në zgjedhjet e ardhshme.
Tv Klan