Kokainë e heroinë në lokalet e natës, goditet grupi kriminal në Tiranë


Kokainë e heroinë në lokalet e natës, goditet grupi kriminal në Tiranë

19:49 06/07/2018

Një grup kriminal që merrej me tregtimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike është goditur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Policia e Tiranës pas një hetimi 7-mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë arrestuan Shaqir Shtishin, 53 vjeç, Edmond Vlashi, 48 vjeç, Etmir Feta, 30 vjeç, Ylber Gaxherri, 47 vjeç dhe Kristo Papa, 62 vjeç. Të gjithë të arrestuarit janë banues në Tiranë.

Drejtuesi i këtij grupi kriminal, sipas policisë, është Shaqir Shtishi. Ata shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përzierës për lëndën narkotike, disa doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, disa telefona celularë, 3 automjete dhe një sasi lekësh dhe eurosh.

Në njoftimin e policisë shkruhet gjithashtu se në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë pesë persona të tjerë. Ata janë Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, Alti Zhurzhi, 51 vjeç, Tedi Neziri, 35 vjeç, Jani Beja, 42 vjeç, dhe Flamur Algjoni, 49 vjeç.

Mbi ta rëndojnë veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Ndërkohë në policia shkruan gjithashtu se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” në këto 8 muaj janë kryer 13 goditje dhe rreth janë arrestuar 120 persona, ndërsa janë sekuestruar mbi 10 milionë euro.

/abcnews.al






Të ngjashme