Kokainë, heroinë dhe kanabis në Rusi 2018


Kokainë, heroinë dhe kanabis në Rusi 2018

23:50 01/03/2018

Komiteti organizator i botërorit të Rusisë me anë të një komunikate konfirmon se tifozët e futbollit që do të udhëtojnë në këtë vend do të lejohen të kenë më vete kanabis, kokaine dhe madje heroinë në sasi të limituara për përdorim personal dhe nëse do të kenë me vete edhe rekomandimin nga mjeku për arsye shëndetësore.

Por a do të ketë ndonjë mjek që do të guxojë të japë rekomandim për përdorim heroine? Gjithsesi zyrtarët rusë do t’ua lejojnë turistëve të mbajnë këto drogëra me vete të shoqëruara me raportin mjekësor. Madje zyrtarët bëjnë të ditur që në kalimet kufitare do të ketë oficerë që do të verifikojnë vërtetësinë e raporteve mjekësore.

Oficerë sigurie do të monitorojnë zbatimin e rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të drogave në stadiume apo pika kontrolli, shkruhet në këtë deklaratë.

Udhëtarëve do tu lejohet të hyjnë në territorin e Rusisë me sasi të kufizuara lëndësh narkotike nëse do të kenë dokumentacionin mbështetës për kokainë, kodeinë, morfinë, amphetamine dhe kanabis. Kështu si e kanë nisur, rusët do ta festojnë mirë botërorin e futbollit.

Tv Klan






Të ngjashme