Kokainë në të pasme, i riu habit punonjësit e aeroportit
Autoritetet policore arrestuan një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Lisbonës, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë.
Vendi ku e kishte fshehur?
Në një palë të brendshme të mbushura, si ato me silikon, por në rastin konkret ai i kishte mbushur me kokainë.
Mediat lokale shkruajnë se personi në fjalë ishte një shtetas brazilian dhe kishte mbërritur me një fluturim nga Belem, në veri të Brazilit.
Nuk është e qartë sesi arriti ta zbulonte policia drogën, megjithatë sipas asaj që shkruan BBC, një tjetër person u arrestua për rastin në fjalë. Ai u ndalua në stacionin e trenit të qytetit dhe dyshohet se ishte marrësi i drogës. Të ndaluarit janë të moshës 32 dhe 40 vjeç, por identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.
Sipas policisë portugeze, droga e sekuestruar do të kishte e mjaftueshme për të paktën 5 mijë persona, e ndarë në doza. Megjithatë ata nuk dhanë një shifër të përafërt sesa mund të shkonte vlera e saj.
Të ndaluarit përballen me akuzën e trafikut të drogës.
/tvklan.al