Kokedhima: Është shumë e vështirë të jesh njeri i pasur dhe të jetosh si i tillë
Autori: Blendi Fevziu
23:50 02/04/2007Emisioni “Opinon Plus”, në TV Klan solli ditën e sotme intervistën me Presidentin e Kompanisë 2K Group dhe botuesi i gazetës “Shekulli”, Koço Kokëdhima.
Emri i tij është përmendur vazhdimisht kohët e fundit në disa zhvillime dhe ditën e sotme në program ai foli për disa shtylla që lidhen me biznesin e tij, por edhe për proflin e tij si një nga njerëzit që është pasuruar së tepërmi gjatë 17 viteve të fundit.
“Është e vështirë. Mendoj se është shumë e vështirë të jesh njeri i pasur dhe të jetosh si i tillë. Është një realitet shumë i vështirë në Shqipëri që shfaqet në gjithë kompleksin e mjedisit ku operojnë njerëzit që duan të bëjnë biznes”./tvklan.al