Kokëdhima: Nuk tërhiqem nga politika


Kokëdhima: Nuk tërhiqem nga politika

22:54 09/05/2016

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe vetë Deputeti Koço Kokëdhima.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Kokëdhima thotë se nuk do të bëjë asnjë koment për integritetin e Gjykatës, profesionalizmin apo për influencimin e saj në këtë proces tërësisht politik, qysh në nisjen e tij, 2 vjet më parë.

Kokëdhima thotë se do të presë vendimin e arsyetuar, për të kuptuar më mirë dhe plotësisht natyrën e këtij gjykimi.

Me apo pa mandat Deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për Ju dhe për një Shqipëri më të mirë. Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”

– shkuan ndër të tjera Kokëdhima.

Tv Klan






Të ngjashme