Kokëdhima: Topi në fushën e Kryeministrit
“Plotësimi i kërkesave kërkon vullnet politik”
Liga Profesioniste e futbollit nuk tërhiqet nga bojkoti i kampionatit deri në plotësimin e kërkesave me karakter ekonomik.
Presidenti i skuadrës së Apollonisë dhe një prej anëtarëve të ligës, Koço Kokëdhima shprehet se plotësimi i kërkesave kërkon vullnet politikë.
“Kjo kërkon vullnet politik dhe Ministria e Financave nuk bën dot vullnet politik”.
Madje ai thekson se kjo çështje nuk mund të zgjidhet më nga Ministria e Financave.
“Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Ministrinë e Financave”.
Duke i kujtuar Kryeministrit Rama premtimet që i ka bërë sportit, Kokëdhima shprehet se zgjidhja është vetëm në dorën e tij.
“Topi është në fushën e Ramës”.
Deklaratat, Koço Kokëdhima i bëri pas ndeshjes miqësore Vllaznia-Apollonia të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, e cila përfundoi në barazim pa gola.
Tv Klan