KOKSH Arben Jorgoni, intervistë – (7 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Presidentin e K.O.K.SH, zotin Arben Jorgoni.
Arben Jorgoni, Presidenti i KOKSH:- “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, së bashku me Këshillin Olimpik të Irlandës para disa ditësh nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën sportive, të marketingut dhe të përgatitjes së sportistëve për Lojerat e Sidneit. Kjo marreveshje afatgjate 5 vjeçar ka për qëllim që e gjithë përmbajtja e aktivitetit olimpik të integrohet në të gjitha zërat duke hapur mundësi për Federatat, për klubet sportive, për sportistët e nivelit të lartë ashtu dhe në fusha të tjera siç është marketingu, sponsorizimi, donacioni dhe burime të tjera financiare. Shkolla Olimpike Irlandeze të japi eksperiencë Komitetit Olimpik Shqiptar se si e organizon ajo aktivitetin e vet me federatat, me klubet sportive, me shoqatat, me shkollat, në marreveshjet me strukturat shtetërore. E rëndesishme është pajisja dhe fuqizimi jonë me logjistikë bashkëkohore. Kjo do të sigurojë dhe lidhjen tonë me internet për të marrë këtë informacion që është tepër i domosdoshëm dhe ky do të përpunohet jo vetëm nga Komiteti Olimpik por dhe nga federatat dhe më poshtë se federatat. Marrëveshja në zëra të veçanta do të nënshkruhet këtu në muajin Shtator ku do të vijë Presidenti i Komitetit Olimpik Irlandez i cili është Patrik Hikej, që është njëkohësisht dhe Zëvendëspresident i Europës. Neve tregojmë impenjimin tonë dhe familja Europiane tregon gadishmerinë për të lidhur marreveshjen me Irlandën e cila është e impenjuar që Levizja Olimpike Shqiptare të shtrihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët”./tvklan.al