KOKSH, Këshilli i Arbitrazhit Sportiv – (2 Nëntor 1999)


KOKSH, Këshilli i Arbitrazhit Sportiv – (2 Nëntor 1999)

12:34 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në një nga ambjentet e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ka zhvilluar sot një konferencë shtypi ku ka bërë dhe prezantimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello i cili drejtoi këtë takim bëri një histori të shkurtër të krijimit të këtij këshilli duke theksuar se përpjekjet e para janë bërë që nga viti 1995 nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe vitin e kaluar është krijuar pranë KOKSH.

Këshilli i Arbitrazhit sportiv është i pa varur me njrrëz që e njohin sportin, jurist dhe përbëhet nga Kryetar Skënder Begeja, Vesel Rizvanolli, Njazi Hamzaraj, Aldo Zadrima, Hashen Domi, Ilirjan Hoxha, Artan Shyti, Genci Poga dhe Stavri Bello. Ky këshill gjithë veprimtarinë e tij e mbështet në ligjin për sportin. Statutin e KOKSH, statutet dhe rregulloret e Federatave Sportive, anëtarët e këtij komiteti etj.

Gjatë kësaj kohe ky këshill u ka dhënë zgjidhje disa vendimeve që kanë krijuar konflikt ndërmjet federatave dhe antarëve të saj. Avantazhet e këtij këshilli u theksua dhe nga anëtarët e saj Njazi Hamzaraj e Genci Poga është shpejtësia në zgjidhjen e problemeve, profesionalizmi dhe shpenzimet më të vogla. Tani u mbetet federative të ndryshme sportive që të kenë të përcaktuar mirë dhe saktë rregulloret e tyre përkatëse dhe të njohin e të pranojnë vendimet e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv./tvklan.al






Të ngjashme