Kolaps në spitalet e RMV-së, të sëmuret në një dhomë me viktimat


Kolaps në spitalet e RMV-së, të sëmuret në një dhomë me viktimat

19:30 25/11/2020

Autoritetet nisin hetimin për spitalin e Manastirit

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë urdhëruar një inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit, prej se nëpër rrjetet sociale ishin shpërndarë fotografi ku në një dhomë të njëjtë shihen pacientë që kanë ndërruar jetë dhe të tjerë që po trajtohen me infuzione. Është hera e dytë që bëhet një urdhër I këtillë, pas rastit në Spitalin e Shtipit, ku një paciente kishte ndërruar jetë pa marrë trajtimin me oksigjeno-terapi.

VMRO-DPMNE-ja duke reaguar rreth rastit ka drejtuar gishtin tek qeveria.

 “Ky është tmerr. Në Spitalet e Maqedonisë mbretëron kaosi. Trupa të pajetë janë lënë në dhoma, nëpër korridore, në dhoma pritjesh. Kaos total në organizim të Filipçe dhe Zaevit” 

LSDM-ja ka konsideruar se pohimet e këtilla të opozitës janë vazhdim të asaj që ata e quajnë fushatës së zezë të VMRO-DPMNE-së kundër sistemit shëndetësor.

Derisa vazhdojnë përplasjet partiake, në Maqedoninë e Veriut nuk po zvogëlohen shifrat e viktimave nga COVID-19. Në njoftimin e fundit raportohet për 15 viktima duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 1561, kurse në mesin e mbi 56.000 të prekurve nga COVID-19 njoftohet për mbi 20 mijë raste aktive.

Tv Klan






Të ngjashme