Koleksionet e reja të ngjyrave, Pranverë 2018


Koleksionet e reja të ngjyrave, Pranverë 2018

10:17 11/03/2018

Dimri është duke i lënë radhën Pranverës dhe me largimin e të ftohtit edhe veshjet nëpër vitrina ndryshojnë. Koleksionet e reja, me ngjyra Pranverorë u zënë vendin atyre të dimrit.

Ashtu si çdo vit, krahas tendencave në modele zhvillohet edhe tendenca e ngjyrës. Sipas Pantone, lideri të certifikimit të ngjyrave, tendenca për Pranverën e 2018-ës, do të jetë ngjyra vjollcë.

Vjollca ishte një nga ngjyrat më të përdorura edhe nga stilistët kryesorë, gjatë Javës së Modës në Milano dhe Paris.

Ngjyra të tjera që do të përbëjnë tendencën e 2018-ës, pritet të jenë e verdha fosforeshente, roza e imët, e gjelbra Arcadia dhe ngjyra e kuqe e domates.

Tv Klan






Të ngjashme