Koleksioni i ri “Joni Peçi & Friends-One Night Show”
Programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotme koleksionin e ri të stilistit të njohur Joni Peçi. “Joni Peçi & Friends-One Night Show” mban emrin koleksioni i ri tepër i veçantë dhe mbresëlënës i stilistit të njohur.
“Gjithçka fillon këtu, një fletë jetësohet, 10 fletë grisen, ngjyra që mbeten, ngjyra që ndryshojnë, ide dhe sidomos debate me veten. Fillimisht të duken si skica fëmijësh, por askush nuk e mendon çfarë fshihet pas tyre”, shprehet Joni Peçi.
Pjesë e sfilatës së “Joni Peçi & Friends-One Night Show” ishin emrat e njohur të showbiz-it shqiptar.
/tvklan.al