Koliqi shpëton Kukësin nga disfata


Koliqi shpëton Kukësin nga disfata

12:06 13/07/2017

Enea Koliqi ishte një hero për Kukësin në debutimin e ekipit në Champions League. Me pritjet e tij 30-vjeçari shmangu një humbje më të thellë mbrëmjen e së mërkurës në fushën e Sheriff Tiraspol.

Ekipi kampion i Shqipërisë u mund 1 – 0 në fushën e Sheriff Tiraspol nga një 11-metërsh në minutat e fundit. Lojtarët e skuadrës moldave u shfaqën kërkues që në minutat e para, por Enea Koliqi i la të prisnin gjatë. Paraqitja e tij u vlerësua me superlative nga trajneri i Sheriff Tiraspol, Roberto Bordin.

Goli që vendosi gjithçka në këtë takim u realizua në minutën e 79’. Blerja e re e Kukësit, spanjolli Serran bëri një gabim të pafalshëm duke prekur topin me dorë brenda zonës, Badibanga i futur në lojë gjatë pjesës së dytë nuk gaboi, duke mposhtur Koliqin. Futbollistët e Kukësit edhe pse u përpoqën të rrezikonin nuk arritën të barazonin.

Ndeshja e kthimit do të luhet 19 korrik në “Elbasan Arena”.  

Tv Klan






Të ngjashme