Kolonel Edmond Koseni merr titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit – (19 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ky është kolonel Edmond Koseni është 33 vjeç dhe ka lindur në Peqin. Që prej Marsit 1998, Edmond Koseni është drejtor i prefekturës së Elbasanit, me motivacion për përkushtimin e ruajtjes dhe garantimin e interesave publike të qytetit të Elbasanit, këshilli bashkiak i këtij qyteti, i ka akorduar atij titullin “Qytetar Nderi”.
Koseni ka përfunduar Akademinë e Policisë, dega Ndërhyrje në vitin 1989. Më pas ai ka kryer detyra të rëndësishme në disa rrethe të vendit, si në komisariatet e Kolonjës, Peqinit, Tepelenës dhe Lushnjes. Sipas përfaqësuesve të pushtetit lokal të Elbasanit, si rezultat i punës së tij, ky qytet quhet sot oaz qetësie./tvklan.al