Kolonel Koseni takim me drejtorët e shkollave në Elbasan – (16 Shkurt 2001)


Kolonel Koseni takim me drejtorët e shkollave në Elbasan – (16 Shkurt 2001)

21:47 16/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtoria e policisë së qarkut të Elbasanit, ka hartuar një strategji të re në luftën kundër kriminalitetit. Për këtë qëllim, me iniciativë të drejtorit, kolonel Edmond Koseni është kërkuar bashkëpunim me shkollat 8-vjeçare, të mesme dhe universitetit. “Ne nuk duam që të rinjtë elbasanas të futen në këtë rrugë”, tha kolonel Koseni.

Në një takim të realizuar në drejtorinë e policisë me drejtorët e shkollave të Elbasanit është evidentuar fakti, se për të ndaluar drogën, prostitucionin dhe krimin ordiner, do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi shkollë-prindër-polici. Në Elbasan, ka ardhur koha që të mos përdoret forca, tha Koseni, ne nuk duam të armiqësohemi me të rinjtë, duam të bashkëpunojmë me ata.

Në takim, drejtorët e shkollave kanë ngritur shqetësime të ndryshme, për të cilat është kërkuar zgjidhje maksimale me anë të bashkëpunimi dypalësh./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme