Koloneli: Marrëveshja për kufirin ujor është i gabuar


Koloneli: Marrëveshja për kufirin ujor është i gabuar

Autori: Blendi Fevziu

23:46 20/10/2009

Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme në kufirin ujor të Shqipërisë me Greqinë, i cili është përcaktuar nëpërmjet një marrëveshjeje në muajin Prill të këtij viti mes ministrave Basha dhe Bakojanis.

Por kjo marrëveshje ka ngjallur reagimin e ekspertëve të pavarur, të cilët e konsiderojnë të gabuar. Nga ana tjetër institucionet shtetërore insistojnë që kjo marrëveshje është bërë sipas konventave ndërkombëtare.

Për të diskutuar mbi këtë çështje në nivel teknik, në emisionin “Opinion ishin të ftuar admiral Kristaq Gerveni dhe kolonel Myslim Pashai.

Admiral Gerveni është marrë me përcaktimin e koordinatave se ku do të jetë ndarja e kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa kolonel Pashai ishte i pari që u shpreh në shtyp që kjo marrëveshje është e gabuar./tvklan.al






Të ngjashme