Komanda e AFOR (12 Qershor 1999)
Komanda e AFOR-it nëpërmjet zëdhënësit të saj Leitnant Andre Uilliams, ka filluar sot paraqitjen para gazetarëve të fakteve të ditës. Uilliams ka deklaruar se ndërsa KFOR po vazhdon përparimin me shpejtësi në territorin e Kosovës, 80 % e forcave serbe dhe pajisjet e tyre ushtarake janë akoma atje. Do duhet kohë ka thënë ai që KFOR-i dhe organizatat humanitare të vendosen plotësisht në Kosovë.
Në Shqipëri do të jenë 7 mijë trupa permanente që do të vazhdojnë punën për rehabilitimin e rrugëve dhe kryesisht të asaj Durrës-Kukës. Kapiteni gjerman Grejven ka dhënë hollësitë e lëvizjes së trupave gjermane që nesër në mëngjes do të kalojnë në Morinë për t’u futur në Kosovë. Janë një mijë ushtarë dhe 213 makina ushtarake që do të çajnë të parat kufirin shqiptaro-kosovar./tvklan.al