Komandot në portin e Vlorës – (12 Tetor 1999)


Komandot në portin e Vlorës – (12 Tetor 1999)

20:55 12/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupat Komando të vendosen edhe në portin e Vlorës. Pas dislokimit të të fortëve me uniform laramane në portin e Durrësit, Ministri i Financave Anastas Angjeli ka kërkuar kolegut të tij të mbrojtjes Hajdaraga, vendosjen e trupave komando dhe në portin e Vlorës për të luftuar më shumë korrupsionin dhe kontrabandën.

Marrja e masave anti-korrupsion në një takim mes kryefinancierit Angjeli, kryedoganierit shqiptar Maçi dhe shefes së misionit CAM Albania Cea, të zhvilluar sot kanë nxjerrë konkluzinoin se mbyllja e shtigjeve të trafiqeve të paligjshme, vjedhjeve dhe korrupsionit, në portin e Vlorës do të pengohej nëse do të aktivizoheshin trupat komando.

Propozimin e sotëm Angjeli e ka kërkuar pasi ka parë ndryshimin total të gjendjes në portin e Durrësit, ku komandot kanë arritur të vënë rregull dhe të pengojnë deri në një farë mënyre korrupsionin. Megjithatë kërkesa e Angjelit për vendosjen e komandove dhe në portin e Vlorës do të zbatohet vetëm nëse Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga do të pranoj të firmos një ndërrmarrje të tillë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme