Komani dhe Vau i Dejës hapin portat


Komani dhe Vau i Dejës hapin portat

15:52 01/12/2017 https://youtu.be/-v2axAw9DO0

Që prej mbrëmjes së të enjtes hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës ka hapur portat për të shkarkuar ujin. Reshjet e shiut kanë mbushur basenet e këtyre heceve përtej nivelit të lejuar, çka ka detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet.

Intensiteti i shkarkimeve në HEC-in e Vaut të Dejës ka arritur në 600 m3/s ndërsa në atë të Komanit 500 m3/s. Të dy hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa KESH ka vënë në punë të gjithë agregatët duke rritur prodhimin e energjisë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 2 metra, duke arritur në kuotat 270 metra, ndërsa prurjet kanë arritur në 1700 m3/s.

Reshjet e shumta kanë bërë që KESH të hapë një tjetër tender për të shitur energji edhe për 4 ditët e para të dhjetorit, ndërsa burime zyrtare thonë se është planifikuar që në ditët e ardhshme të shitet ende një sasi energjie elektrike.

Tv Klan






Të ngjashme