Kombëtarja dhe shpresat për fitore (23 Mars 1999)
Astrit Hafizi në konferencën për shtyp para gazetarëve sportivë ka shpallur emrat e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjen me Slloveninë me 30 mars në Ljubjanë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimet e javës së 23-të të luhen sipas kalendarit. Bujar Kasmi trajneri i sapo zgjedhur i skuadrës përfaqësuese të 21 vjeçarëve ka caktuar ndihmësin e tij Shkëlqim Muça ish futbollist i 17 Nëntorit dhe i përfaqësueses që aktualisht drejton skuadren e Besës. Stafi i Bujar Kasmit është kompletuar dhe me mjekun Cani. Ka filluar dhe kategoria e dytë në futboll faza e tretë e saj.
Astrit Hafizi,trajneri i Kombëtares shprehet: Probleme me ekipin kombëtar gjithmonë ka. Sido që të jetë këtu nuk flitet që çdo gjë është perfekte për një ndeshje ndërkombëtare. Megjithatë ne duke qënë në prag të ndeshjes me Slloveninë që e shofim një ndeshje mjaft të fortë, mjaft të rëndësishme për ne dhe aq më tepër kur është krijuar një gjendje relativisht e mirë e ekipit kombëtar unë mendoj që sa do të jemi në gjendje që ne ta ruajmë këtë gjendje të ekipit kombëtar. Dhe shpresoj që duke pasur parasysh atë që kemi paraqitur këto kohët e fundit shpresoj që ta ruajmë këtë gjendje sa ma gjatë të jetë e mundur. Kjo do të jetë për ne. Nëpërmjet asaj ne mund të arrijmë atë që presim të gjithë një rezultat të mirë normalisht.
Agim Medja trajneri i Besëlidhjes shprehet: Takimin me ekipin e Shkodrës unë e konsideroj si takim të parë dhe shumë të rëndësishëm në radhë të parë për të pasqyruar dhe punën tonë dymujore me këtë ekip për të realizuar atë objektiv madhor që i ka caktu vetë rrethi i Lezhës, vetë sportistët e Lezhës, vetë stafi drejtues i Lezhës, këtij ekipi për t’a përcjellë ekipin me traditat e Besëlidhjes në atë vend që unë mendoj që i takon, pra në kategorinë e parë./tvklan.al