Kombëtarja do të verë karakterin në fushë
Mungesën e formës, për shkak të mosaktivizimit të vazhdueshëm në klubet e tyre, lojtarët e kombëtares pritet të plotësojnë me forcën e karakterit. Edhe pse Liga e Kombeve është një kompeticion që edhe zëvendëson miqësoret, lojtarët e kombëtares nuk e shohin në të njëjtën mënyrë.
“Karakteri dhe zemra e shqiptarëve do japim maksimumin për të fituar ndeshjen.
Këto dy ndeshje janë të barabarta. Jemi gati po stërvitemi mirë. Nuk flasim për miqësore por duhen fituar. Kemi mundësi të luajmë dhe të fitojmë. Duhet të jemi të përqendruar të mos u japim minuta”.
Skuadra pritet që të studiojë kundërshtarin e parë, Izraelin, nëpërmjet analizimit më video të ndeshjeve.
Berat Gjimshiti:
Ne që kemi luajtur me Izraelin e dimë mirë se kush është. Do shohim me video kush janë pikat e dobëta dhe të forta të tyre.
Në seancat stërvitore të kësaj të mërkure Panucci ka aplikuar taktikën më të cilën do të përballet dhe për këtë italiani i ka zhvilluar me dyer të mbyllura.
Tv Klan