Kombëtarja e futsalit humbi ndeshjen me Azerbajxhanin
Kombëtarja e futsalit humbi ndeshjen me Azerbajxhanin me rezultatin e thellë 5-0.
Një paraqitje e dobët e përfaqësueses që një ditë më parë u përball denjësisht me Hungarinë. Humbja e dytë radhazi e lë Shqipërinë me 0 pikë në fund të tabelës së grupit B kualifikues të Europianit të Futsalles.
Pas dy ditësh ekipi i Erind Rezulit do të ndeshet me Bosnjën.
Tv Klan