Kombëtarja e henbollit mund Armeninë


Kombëtarja e henbollit mund Armeninë

14:15 18/06/2017

Kombëtarja e hendbollit të meshkujve e mbylli me fitore turneun ndërkombëtar të vendeve në zhvillim i mbajtur në Bullgari. Shqipëria mundi Armeninë me rezultatin 24 – 23 pas një sfide të luftuar deri në sekondat e fundit.

Një sukses i arritur pas 5 humbjeve në përballjet e mëparshme dhe që shmangu vendin e fundit në klasifikimin e përgjithshëm. Në takimin e luajtur të dielën në Gabrovo më të mirët në fushë ishin Shingjini, Halili dhe Lala. Armenia e mbylli në avantazh të 1 goli pjesën e pare edhe pse Shqipëria kaloi në epërsi disa herë.

Pas pushimit ishin hendbollistët shqiptarë të cilët u treguan më rezultativë. Ky është turneu i dytë i vendeve në zhvillim që merr pjesë Shqipëria. TV KLAN






Të ngjashme