Kombëtarja e rinovuar e basketbollit


Kombëtarja e rinovuar e basketbollit

18:11 31/07/2019

Bilali: 7 lojtarë nën moshën 21 vjeç

Kombëtarja e basketbollit të meshkujve do të nisë të shtunën fazën paraeliminatore të Euro 2021. Trajneri Afrim Bilali ka një grup të rinovuar me lojtarë të ardhur nga përfaqësueset e moshave, një politikë e federatës vitet e fundit.

“Në përbërje janë 7 lojtarë nën moshën 21 vjeç, të cilët do t’i japin energji ekipit.”

Në grup janë Danimarka dhe Bjellorusia. Kjo e fundit do të jetë skuadra që do të përballet Shqipëria të shtunën në Tiranë. Bjellorusët kanë basketbollistë, të cilët luajnë në kampionatin vendas dhe rus. Ndryshime në përbërje ka edhe kundërshtari, por Afrim Bilali thotë se ia njeh pikat e dobëta.

“Kemi studiuar Bjellorusinë shumë mirë, dimë se si mbrojnë dhe i kemi marrë masat tona për ndeshjen e së shtunës.”

Në turin eliminator kalon vendi parë në grup, ndërsa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Tv Klan






Të ngjashme