Kombëtarja kthehet nesër, zbulohet plani i pritjes


Kombëtarja kthehet nesër, zbulohet plani i pritjes

20:37 22/06/2016

Pavarësisht eleminimit për në fazën tjetër të Euro 2016, kryeministri por edhe të gjithë shqiptarët kanë mbështetur kombëtares kuqezi. Djemtë e Kombëtares shqiptare kthehen nesër në Tiranë, e për këtë shefi i qeverisë iu ka bërë thirrje të gjithëve të dalin t’i presin.

Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00. Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë. Krenar për Kombëtaren

”, shkruan shefi i qeverisë në një postim në rrjetin social Facebook.

Burime kanë thënë se një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë në Rinas për t’i sjell drejt Tiranës. E gjithë festa do të përqendrohet në “Tirana Fan Zone”, ku të djemtë e Kombëtares do të priten si fitimtarë. /

tvklan.al






Të ngjashme