Kombëtarja pa Sadikun në sulm


Kombëtarja pa Sadikun në sulm

15:14 06/08/2018

Armando Sadiku do t’i mungojë Levante dhe Kombëtares për 6 muaj. Sulmuesi u dëmtua në legamentin e gjurit të majtë gjatë miqësores me Hereenveen të shtunën pak minuta pasi ishte aktivizuar si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Sipas njoftimit të klubit spanjoll, nuk mund të shmangej operacioni që do të vonojë kthimin e tij në fushë.

Një mungesë për ekipin e tij në prag të nisjes së kampionatit dhe mbi të gjitha për përfaqësuesen e Shqipërisë që do ta marrë pjesë në Ligën e Kombeve. Aktiviteti që është një shans më shumë për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2020 nis në Shtator ku në grup ka Izraelin dhe Skocinë.

Armando Sadiku është shënuesi më i mirë për momentin në Kombëtare me 11 gola të realizuar. Sadiku ishte autori i të vetmit gol të Shqipërisë në finalet e Euro 2016, që vendosi edhe fitoren 1 – 0 ndaj Rumanisë.

Tv Klan






Të ngjashme