Kombëtarja përgatitet për Kazakistanin
Dy stërvitje një ditë para ndeshjes së Ligës së Kombeve
Shqipëria do të luajë nesër në Kazakistan sfidën e radhës në Ligën e Kombeve. Kjo do të jetë e treta për Kuqezinjtë në këtë sezon.
Në përgatitjet që po kryen Kombëtarja zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë të lehtë stërvitore në Almati.
Lojtarët bënë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike. Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.
Kombëtarja do të zhvillojë sot pasdite edhe seancën zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kazakistanin.
Tv Klan