Kombëtarja Shpresa pret Andorrën


Kombëtarja Shpresa pret Andorrën

17:31 06/10/2021

Bushi: Ta shikojmë sikur kemi përballë Gjermaninë

Kombëtarja Shpresa do të luajë me Andorrën të enjten në Elbasan, skuadra më e dobët në kualifikueset e Europianit 2023.

Megjithatë trajneri Alban Bushi thotë se do ta vlerësojnë si të ishte një skuadër e madhe.

Sfida e parë e zhvilluar në transfertë më 4 Qershor përfundoi me suksesin e kuqezinjve të rinj, por më pas erdhi humbja me Çekinë.

“Andorrën e shikojmë sikur të kemi Gjermaninë përballë, mezi e presim si ndeshje për të thënë që nuk jemi ne ata që kemi humbur në Çeki, por ishte një humbje momentale”.

Kombëtarja e 21-vjeçarëve nuk do të ketë Çepelen për dëmtim dhe Marsel Ismajlgecin, i cili është i infektuar me Covid-19.

Shqipëria U21 do të luajë edhe me Slloveninë më 11 Tetor po në Elbasan. Pas 2 ndeshjeve skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka vetëm 3 pikë.

Tv Klan






Të ngjashme