Kombëtarja shqiptare e futbollit përgatitet për kampionatin botëror – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Skuadra jonë përfaqësuese e futbollit, e suksesshme gjatë vitit të kaluar tashmë po përgatitet për ndeshjet e rëndësishme që e presin gjatë muajit Mars për eleminatoret e kampionatit botëror. Më 24 Mars në Leverkusen, Shqipëria do të ndeshet me Gjermaninë dhe tre ditë më vonë në Tiranë me përfaqësuesen e Anglisë. Trajneri Zhega ka bërë gati planet e përballimit ndaj këtyre dy super skuadrave, duke pritur që më 28 Shkurt të zhvillojë një taktik miqësore me Estoninë.
Medin Zhega, Trajneri i Kombëtares:- “Nga këto vende të cilat ne kemi kërkuar të luajmë, vetëm Estonia na është përgjigjur pozitivisht dhe është shumë e mundshme që ne të realizojmë një ndeshje miqësore me Estoninë, që është një skuadër relativisht e mirë. Në eleminatoret e kampionatit botëror, ajo sot ka grumbulluar 6 pikë, në një grup shumë të fortë, ku midis tyre është edhe Holanda e Portugalia”./tvklan.al