Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet në Francë


Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet në Francë

10:23 07/06/2016

Gjithçka tjetër tashmë është lënë pas. Kombëtarja shqiptare e bëri udhëtimin më emocionues të jetës dhe shkoi në atë që mund të quhet “Toka e Premtuar”.

Nga Italia, në aeroportin e Lanionit dhe pastaj në hotelin “Agapa” në qytezën Peros Girek.

Trajneri De Biazi e nisi menjëherë punën, sipas programit të tij, i cili nuk do të ketë më ngarkesa të forta fizike.

Në 11 Qershor luhet ndaj Zvicrës dhe lojtarët duhet të kenë këmbë të shlodhura.

Për fat, asnjë problem fizik nuk u pa në stadiumin e vogël “Iv Lë Zheno”, ku interesimit të mediave, De Biazi u përgjigj me një leje vetëm 15-minutëshe.

Cana, Abrashi apo Xhaka mund të quhen gati.

Dita e martë nisi menjëherë me stërvitje, e cila ishte më e fortë sesa ajo e një dite më parë. Trajneri e vuri theksin në aspekte taktike, duke provuar harmonizimin e lojës mes lojtarëve në secilin repart.

Një tjetër seancë stërvitore zhvillohet pasdite, ndërsa përpara saj do të jetë një konferencë për shtyp.

Autoritetet franceze janë kujdesur që siguria të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, për vetë rrezikun e madh që paraqeshin sulme të mundshme terroriste ndaj Euro 2016-ës.

Tv Klan






Të ngjashme