Kombinati Drurit Elbasan – (29 Korrik 1999)


Kombinati Drurit Elbasan – (29 Korrik 1999)

10:30 29/07/1999

Arkiva – Tv Klan 1999

20 sharra të vogla të pa licensuara shfrytëzojnë pa kriter masivet pyjore të Shqipërisë së Mesme. Ato konkurojnë Kombinatin Ital-Druri në Elbasan këtë investim të rëndësishëm 8 milion dollarësh. Me një teknologji bashkëkohore kjo ndërrmarje prodhon dhe eksporton lëndë drusore në perëndim në përputhje me ligjslacionin shqiptar në një kohë kur sharrat e vogla e bëjnë këtë gjë pa asnjë lloj kontrolli nga shteti.

Ky kombinat nëse do të punonte në një kapacitet të plotë do të punësonte 600 vetë, ndonëse aty procesi i prodhimit është i kompjuterizuar. Pyjet e kësaj zone janë të plakura por ato mund të shfrytëzohen me kriter. Shteti duhet të krijoj kushte dhe mundësi të barabarta prodhimi dhe konkurence të lirë.

Ky investim i huaj në këtë sektor megjithëse ka pësuar dëmtime dhe humbje në ngjarjet e vitit ’97 tregon se interesi për ekonominë shqiptare ekziston. Vetëm se strukturat shtetërore mund të tregohen më fleksibël për thithjen e mëtejshme të këtyre investimeve./tvklan.al






Të ngjashme