Kombinati i sheqerit në Maliq i shkatërruar – (25 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ka katër, pesë vjet që kombinati i sheqerit në Maliq është shkatërruar. Fabrikat e tij të ndërtuara një pjesë nga rusët në vitin 1951 dhe pjesa tjetër me forcë vullnetare në 1979, tani janë kthyer në një grumbull hekurishtesh pa vlerë. Dikur aty punoni rreth një mijë punëtor dhe prodhohej rreth 60% e sheqerit, për gjithë vendin. Tre mijë ton niseshte në vit dhe gjithë alkoli që përdorej për fabrikat e pijeve alkolike në vend.
Tani këto fabrika janë kthyer në shoqëri aksionere. Por kohët e fundit duket se diçka ka ndryshuar. Janë tre biznesmenë korçarë, që sipas drejtorit të kombinatit, kanë marrë me qira fabrikën e niseshtesë. Kjo është ndoshta një shpresë për pesë mijë banorët e Maliqit, të cilët nuk kanë as tokë dhe as front pune për të përballuar jetesën./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora