Kombinati Metalurgjik, aksidenti – (25 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rikthehen aksidentet me jetën në Kombinatin Metalurgjik. Vetëm pesë ditë më parë si pasojë e bllokimit ka patur një tronditje të tmerrshme furra elektrike me induksion baserman dhe vjen si pasojë e shpërthimit të kontenierit.
Llava prej çelikut ka shpërthyer dhe ka djegur një metalurg 50-vjeçar të quajtur Hirakli Perikliu. Ndërkohë metalurgët e tjerë i ka mbërthyer paniku si pasojë e defekteve të një pas njëshme që ka patur furrnalta e cila pak ditë më parë ka filluar nga puna.
Ndërrmarja e prodhimit të çeliqeve tani administrohet nga firma turke Kurum Internacional, e cila do të shfrytëzoj atë për 20 vjet. Defektet e një pas njëshme të vëna re disa ditë më parë sipas specialistëve shqiptar kanë harru ndërrimin e teknologjisë nga pala turke.
Përsëri sipas inxhinierve metalurg shqiptar veprimi i specialistëve turk është i nxituar, pasi për të rritur prodhimin nevojitet dhe një hallk tjetër e ndërmjetme e procesit teknologjik. Por turqit nuk e kanë marrë parasysh një gjë të tillë. Metalurgët që punojnë atje mendojnë se jeta e tyre është në rrezik, nëse nuk merren masat e sigurimit teknik në punë. Ne vendngjarje ka shkuar menjëherë në vendngjarje grupi i hetimit./tvklan.al