Komedia “Budallenjtë” shfaqet në Vlorë
Publiku mbush sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, vepra pritet me duartrokitje
“Budallenjtë” e dramaturgut amerikan Neil Simon çeli sezonin teatror në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Komedia sjell qëndrimin therës ndaj raporteve të pushtetit dhe metodave djallëzore për nënshtrimin e shtetasve të vet.
Risi ishte pjesëmarrja e aktorëve të rinj ndërsa komedia foli me gjuhën e 12 personazheve. Shfaqja u ndoq me interes nga publiku vlonjat. Salla e Petro Markos u mbush si rrallëherë nga artdashësit ndërsa nuk munguan duartrokitjet.
Komedia Budallenjtë do të shfaqet edhe të dielën në Vlorë.
Tv Klan