Komedia e Ilir Bezhanit në Sarandë – (26 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komedia “Jepet me qira një i vdekur”, i autorit Ilir Bezhani, ka filluar të shfaqet në qytetin e vogël të Sarandës. Në këtë shfaqje ka marrë pjesë si i ftuar aktori dhe regjisori i mirënjohur Ferdinand Radi, i cili ka punuar me mjaft profesionalizëm në realizimin me sukses të veprës. Komedia trajton me grotesk dhe disa fenomene të kohës sa tragjike aq edhe komike.
Spektatori tek loja e aktorëve Haki Spaho, Pranëvera Brinja, Flamur Olluci, Spiro Guma, Kastriot Qelepiri, e deri tek aktorja më e rë Alma Xhakollari, ka gjetur humorin e ditës. Kështu trupa e estradës kthehet në traditën e saj pozitive të viteve të mëparshme, të lojës në komedi në qytetin e Sarandës./tvklan.al